EAST RHINOS 2-2 ALBANIANS UNITED
LOJE E BUKUR ME RASTE TE SHUMTA PER SHENIM,POR VETEM BARAZIM
E diele Nentor 22/2009
Albanians United arriten sot nje barazim ,me mundesi te medha per fitore,por futbolli keshtu e ka,luan bukur dhe barazon por ka dhe me keq-luan bukur por edhe humbet.Shume e rendesishme ishte fakti qe sot nuk u mor asnje karton,qe tregon qe lojtaret po binden qe pa disipline nuk mund te luhet futboll.
Ndeshja pati dy tabllo te ndryshme ,ne te dyja pjeset,nje pjese e pare e vaket ,e remujshme me pak raste per te shenuar dhe rezikuar porten kundershtare.Ne pjesen e pare mbrojtja jone beri disa gabime te rendesishme duke i lejuar kundershtarit terren dhe mundesi per te shenuar,dhe pas tre kater prej tyre ata shenuan golin e tyre te pare.Mesfusha ishte disi e corganizuar dhe nuk administroi si duhet lojen ,ndersa sulmi,i pafurnizuar me pasime, ishte nervoz dhe i parezikshem.Megjithate mesfushori yne Eduart Boci i fuqishem dhe teknik,cfaqet rezikshem para portes kundershtare dhe arrin te barrazoje rezultatin,pas nje goditje te fuqishme jashte zones se reptesise.
Pjesa e dyte-Pamja ndryshoi totalisht ne favorin tone,me nje organizim mjaft te mire ne mesfushe,lufte per topin e pare ,sulme te shpeshta dhe goditje te portes kundershtare,qe i detyroi vendasit,ti pervishen nje pune jo te lehte, per te mbrojtur porten e tyre.Portjeri i tyre u detyrua te perveshe menget dhe disa here beri pritje te veshtira,per te mbrojtur barazimin.Por cuditerisht,vendasit shenojne perseri ne nje nga zbritjet e tyre te pakta,dhe 2 me 1 per ta.Goli ashtu sic ka efekte pozitive ka edhe anen e kundert,pra sic te mobilizon edhe te demoralizon.Ky gol pati efektin mobilizues tek ne dhe sulmet tona e detyruan kundershtarin te mbyllet ne zonen e tij te portes,por Nexhi gjeti momentin me te bukur per te goditur dhe barazuar shifrat ne dy me dy.Megjithe sulmet e shumta tonat rezultati nuk ndryshoi,dhe kenaqi pa mase vendasit,qe ne fund na falenderuan jo vetem per lojen korekte por por edhe per rezultatin e ndeshjes.
Per tu pershendetur eshte korektesia gjate lojes dhe disiplina mjaft e mire e skuadres tone qe angazhohet per vazhdimesi,pozitive ne problemin e disiplines.
FITORE 4-1 DHE MUNDESI TE MEDHA PER REZULTAT ME POZITIV
Ekipi jone sot luajti per kupen e shtetit te Connecticutit dhe fitoi me rezultatin 4 me 1,pas nje loje te bukur, te luajtur thjeshte por me kolektivitet dhe armoni te plote,megjithe mungesat e medha ne pjesmarje.
Mengjezi i dites se sotme megjithese dukej shume i bukur, me diell te ngrohte dhe qartesi jo te zakonshme per ditet e aferta dimerore,krijoji peshtypjen qe do te ishte i ftohte the ne prespektive shume i zymte.Kjo per arsyen e thjeshte pasi nje pjese e mire e lojtareve,te ashtequajtur titullare nuk po dukeshin,por edhe askush nuk kishte njoftim per ta.Per me shume nuk kishin gjetur edhe mundesi per te njoftuar mos marjen pjese ne kete loje.Me se fundmi llogaria nxirte plot 11 lojtare me te cilet sot do perballonim sfiden e kupes se Connecticutit,dhe u vendos te niseshim te bejme ndeshjen e radhes, por pa entusiazem.
Bazuar ne perberjen e ekipit ,u vendos qe formacioni te ndertohej 4-4-2,me synim kryesor mbrojtjen e portes nga ndonje gol i mundshem dhe kundersulmin e shpejte me dy lojtare Hajriun dhe Ferron.Per here te pare ekipi zbatoi me korektesi detyrat e vena ,per pjesen me te madhe te lojes, duke luajtur topin ne zona te ngushta ,me pasime te shkurtra,dhe futje te topit ne korridore te ngushta,duke nxjere ne shume raste lojtaret tane perballe portjerit kundershtar.Me shume efektivitet ishin kombinimet e bukura midis dy lojtareve mefushore te skuadres tone Nexhmi Etemi dhe Eduart Boci,ky i fundit ne rolin e nje organizatori me detyra me te rendesishme per mbrojtjen ,detyre qe e realizoi me nje sukses te jashtezakonshem.
Goli i pare i skuadres tone u realizua ne minuten e 11te pjeses se pare, nga mbrojtesi Ruci me nje gjuajtje te repte brenda zones se reptesise kundershtare,pas nje pasimi te sakte nga Ferro.Pas ketij goli ekipi kundershtar vihet dy here para portes sone por pa arritur te shenoje ,per nxitim te lojtareve por edhe per merite te portjerit tone veteran Zini Fetahu,qe sot meritoi simpatine e kundershtareve dhe te arbitrave,sidomos pas pritjes se penalltise te akorduar ne pjesen e dyte.Pjesa e pare mbyllet me rezultatin 1 me 0 por me shume raste te pastra per shenim te humbura nga sulmuesit tane.
Pjesa e dyte fillon furrishem nga lojtaret tane qe cuditerisht duken te fresket,dhe pa kaluar dy minuta loje, lojtari dhe golshenuesi yne me i mire Nexhmi Etemi,shenon golin e dyte,pas nje futje ne zonen e reptesisene krahun e majte te sumit tone,triblim te nje mbrojtesi kundershtar dhe goditje te sakte ne krahun e majte.Ne minuten e 9 te pjeses se dyte ,po ky lojtar shenon golin e trete me nje tundje rjete te fuqishme ,qe befasoi dhe friksoi jo vetem kundershtaret.Loja tashme komandohet vetem nga te kuqte qe vihen pa veshtiresi para portjerit kundershtar por qe nuk mundin te realizojne.Dhe eshte per te ardhur keq qe lojtari yne me numur 9,Hajri Agolli,luan aq bukur me topin dhe qe vihet ne sherbim te shokeve te tij,gjate gjithe lojes,nuk eshte ne gjendje te realizoje.minuta e 25 e pjeses se dyte dhe perseri gol nga Jovan Karanxha ,i cili zor se do ta mbyllte kete loje pa shenuar.
Po afronte fundii ndeshjes dhe lodhja dhe euforia bene punen e tyre,ne leshimin e lojes dhe ekipi kundeshtar realizon goline tij te pare dhe te fundit,pasi degjohet veshellima e arbitrit,qe sinjalizon mbylljen e pjeses se dyte dhe te gjithe lojes me rezultatin 4 me 1.
Mbrojtja jone me ne krye veteranin Mitika Grazhdani ishte ne lartesine e detyrave,dhe u be shtylle mbrojtese per thyerjen e sulmeve te kundershtarit.Shume i kenaqur duhet te jete veterani i skuadres tone Trifon Beleri ,me aktivizimin e tij ,pothuajse gjate gjithe lojes,dhe cuditerisht i palodhur,duke sfiduar moshen dhe duke fituar simpatine e publikut.
Pas kesaj ndeshje,ekipi yne ndodhet ne vendin e trete me 3 pike,dhe i duhet patjeter fitore ne javen e ardheshme,per te siguruar kalimin ne cerek finale te kupes se Connecticutit.Suksese te metejshme skuadres
ALBANIANS UNITED
Ekipi i futbollit ALBANIANS UNITED e mbylli me humbje javen e fundit te fazes se pare te kampionatitte futbollit ne ligen amatore te shtetit te Connecticutit me rezultatin 3 me 4.
Kjo ishte humbja e pare e ekipit tone ne fazen e pare,humbje qe me pak kujdes duhet te ishte fitore,por futbolli ka regullat dhe tekat e veta,qe po nuk i zbatove del humbes ne cdo kohe.E rendesishme ishte qe shoket e ekipit diskutuan me pergjegjesi per te metat gjate lojes,qe gjithkush ti referohet disiplines kolektive,larg egoizmit dhe individulizmit te teperuar,qe krijon tension,brenda dhe jashte fushes se lojes.Disiplina ne pergjithesi dhe vecanerisht ajo taktike jane gjithmone baze e suksesit,ku duhet me cdo kusht gjithesecili ti beje analizen vehtes dhe shokut pa indiferentizem,ndaj te metave dhe dobesive qe vihen re gjate lojes.
Te gjithe anetaret e ekipit jane te respectuar te marin pjese ne analizen e te metave dhe te shkruajne mendimet e tyre ne internet.
HUMBJE E PAPARASHIKUAR 2 -4 ME SKUADREN POLAKE'' FALKON POLONIA''
Dita e sotme tetor 11 /09 do mbetet e paharuar per skuadren tone ,pasi shenon humbjen e pare per kete sezon futbollistik,shijen e hillur te saj kishim kohe pa e provuar.
Loje e dobet ne te gjitha repartet,por vecanerisht mesi i fushes nuk ishte ne gjendje te perballonte mesfushen kundershtare qe shquhet per lufte te forte sportive dhe mbeshtetje te sulmit ne te dyja krahet.
Mbrojtja jone caloi ne te dyja krahet,ku mungonin dy mbrojtesit Boci dhe Kolami,duke i lene hapesira te medha levizese kundershtarit per te futur topa ne prapavijen tone dhe per te shenuar nga dy here ne cdo pjese loje.
Sulmi yne ishte sot ne diten me te erret,pasi humbi raste te pafaleshme perpara porte kundershtare,per nxitim te sulmusave ,ego te tyre personale dhe merite te portjerit kundershtar e te shtyllave te te dyja fushave qe u tronditen disa here nga goditjet e gjuajtura nga Nexhi dhe Hajriu.
Disiplina mbetet shqetesimi kryesor ne ekipin tone,ku per pasoje u mor kartoni i dyte i kuq,duke perbere rezik serioz per ekzistencen e skuadres ne sezonet e ardheshme.Qefmbetje te pajustifikuara per aktivizimin ne fushe dhe per ndrimet e bera,krijojne probleme jo te vogla,dhe veshtiresi ne mbarevajtjen e lojes.Drejtusi i skuadres nuk ndihmohet keshtu per te aktivizuar gjithe pjesen e lojtareve te cilet vijne jo vetem per te pare lojen por edhe per luajtur disa minuta.Te krijosh mundesira per tu aktivizuar te gjithe dio te thote respekt per vehten dhe per shoket e skuadres.Respekti per njeri tjetrin duhet te jete paresor ne shoqaten tone sportive,ALBANIANS UNITED.
ALBANIANS UNITED shenojne nje fitore tjeter te merituar,ne ndeshjen e radhes dhe kesaj radhe kunder ekipit te Cheshire Inter.Ndeshja u luajt ne Cheshire sepse Prospect town hall mbylli fushen tone ,nje problem me vehte ky per kohe te keqe,qe krijon jo pak probleme.Fitorja 4 me 2 ishte dhe dhurata me e bukur per dy shoket e ekipit,MITIKA dhe VALI, qe kishin ditlindjet e tyre,dhe pervec pregatitjeve te tjera moren dhe fitore te bukur.Perfitoj nga rasti per ti uruar te dy me :
URRIMET ME TE MIRA PER JU TE DY DHE FESTOFSHIM SE BASHKU DHE PERVJTORIN E 100 te PO KETU NE FUSHEN E LOJES DHE ME FITORE.
Ekipi jone e filloi mjaft mire ndeshjen ,ne kundershtim me ndeshjet e tjera,me presion dhe raste te pastra per shenim ,por pa mundur te shenoje pasi sulmuesit tane ,Nexhka dhe Hajriu ,nxitoheshin para portes.Ekipi kundershtar u detyrua te mbrohet per minuta te tera,por dhe te beje ndonje kundersulm dhe ne nje nga keto kundersulme arrin te mposhte mbrojtjen tone duke shenuar.Gabim fatal i mbrojtesit tone Valent Kolami qe nxitohet ne goditjen e topit pa adrese ,tentative tij e dyte per te pasuar topin qendermbrojtesit tone Mitika Grazhdani,hezitim i ketij te fundit,pasi kishte probleme me kemben e tij,dhe perfitim i kundershtarit qe remben topin dhe shenon.
Ekipi jone rifillon lojen nga qendra pa humbur besimin ne fitore,duke sulmuar fuqishem,krijuar raste per shenim,por parade humbjesh dhe pothuaj kur mendohej qe kjo dite do kishte probleme ,Nexhka golshenuesi yne me i mire arrin te cblokoje rezultatin,duke rikthyer qetesine dhe optimizmin e lojtareve.
Disa minuta me vone, Vani Karanxha, i porsa futur ne loje ,me karakteristikat e tij prej nje lojtari agresiv dhe inteligjent,i kudondodhur ne momentet me decizive te lojes ,arrin te shenoje nje gol mjaft te bukur ,me nje goditje standarte,pas nje pasimi perfekt nga ana e ED Halilit,duke e derguar topin ne trekendeshin e majte te portjerit kundershtar dhe ekipi yne vihet ne avantazh te plote mbi kundershtarin.Por kjo nuk shkon gjate pasi ekipi kundershtar barazon serish,me ane te lojtarit te vetem me ngjyre,qe luante per ekipin kundershtar,goli i dyte i tij ne kete takim.Momenti ishte jo shume dramatik dhe i rezikshem,pasi gjuhej goditje nga kendi ne krahun e majte te mbrojtjes tone,topi krosohet ne zone e portes tone ,hezitim i mbrojtsave tane dhe zezaku arrin te shenoje dhe barazoje rezultatin.
Pjesa e pare mbyllet pa pritur me kete rezultat ,duke ja lene vendin pjeses se dyte ,ku ekipi yne rigjen forca te mjaftushme per te shenuar dy here te tjera,njerin me penallti te mare nga Nexhmi Etemi,pas nje rezimi ne zone e reptesise kundershtare,dhe te realizuar me sukses nga Halili,dhe golin e dyte te shenuar nga talenti i futbollit Nexhmi Etemi,serisht i ndodhur ne momentin e duhur atje ku topi kthehet ne gol,dhe jep kenaqesine e fitores se trete ne kete faze.
Per tu evidentuar ishte loja e bukur e mesfushorit tone Ed Halili,qe mgjithese me probleme me doren e tij te aksidentuar,arrin te beje nje loje te shkelqyer ne mesfushe dhe ne sulm,dhe me fantazine etij shperndan topa ne gjithe sektoret e fushe duke u dhene shanse dhe mundesi te gjitheve te aktivizohen dhe me intuiten e tij arrin te dergoje topa te rezikshem ne drejtim te sulmusave tane duke i vene ata ne pozita shenuese.Edhe kesaj radhe spikati loja e bukur e Hajriut,por dhe rastet e shumta te tij per shenim, me probabilitetim me maksimal per ti humbur,nje fatkeqesi, ne qofte se dota quajme te tille, per nje futbollist te kompletuar si ai me aftesi te vecanta teknike dhe taktike.
Loja e mbrojtjes po permiresohet dukshem ,megjithate ajo duhet te tregohet me e qete ne momentet kritike te lojes.Spastrimi i zones nuk do te thote ti bihesh topit pa adrese dhe ta perplasesh te kundershtari,por pasim te sakte ne zona te ngushta dhe fillim te aksioneve pikerisht nga mbrojtja,e cila tani ka ne perberje te saj,lojtare mjaft cilesore,dhe qe golat e pesuar jane plotesisht te pajustifikuar.Portjeri si pjese e mbrojtje ,si zakonisht ne forme shume te mire duhet te instruktoje mbrojtjen,ne raste te vecanta per te bere mbulimin e duhur.
Ekipi duhet te mendoje me shume per disiplinen formale qe.pikerisht eshte detyra e tij dhe nuk mund te mbahet nga nje njeri.
NDESHJA TJETER LUHET NE BRANDFORD DITE E DJELE NE ORA 10,POR PARA KESAJ KEMI MBREMJEN E GEZUAR DEFRYESE ME FAMILJET TONA,DITEN E SHTUNE ORA 7:00 TEK XHAMIA,URROJME PJESMARJE TE MADHE DHE ARGETIM TE KENDESHEM.
NGA GOLEADORY YNE NEXHMI ETEMI.
Nje barazim i pa pritur,me rezultatin 2 me 2 ,me Norwalk Napoli,nuk zbeh aspak portretin e ekipit tone Albanians United dhe deshiren per te realizuar objektivin final te shpalljes kampione per kete sezon.
Kronika e ndeshjes tregon qe skuadra jone luajti me deshiren e madhe per te fituar ,por beri dhe gabime te pafaleshme perpara portes kundershtare,gje qe solli dhe barazimin e padeshiruar.Si zakonisht loja filloi me tensionin e panevojshem,pasi disa lojtare te pavemendeshem e te sigurt qe jane apsolute ne dijet e tyre nuk marin mundimin te afrohen dhe te degjojne ato pak detyra qe do jepen per menuren se si do luhet.Keshtu qe loja filloi pa detyra dhe pa kurfare taktike .Kjo solli qe pjesa e pare e saj te ishte nje loje nga me te dobtat qe ka bere skuadra keto kohet e fundit,me pamje sporadike ku gjithsekush mundohet te beje ate qe di me mire te beje ,per gjuajtur topin sa me larg,dhe ne fushe te degjohen thirjet -hiqe ,bjeri etj.Loja u tensionua akoma me shume ,kur u ndrua gjyqtari, i cili beri shume gabime trashanike ne dem te skuadres tone qe solli tensionimin e situates,dhe daljen jashte kontrolli,qe eshte e palejushme per te gjithe.
Goli i pare i ekipit mik do te vinte reth minutes se 20 te ndeshjes ,pas nje goditje denimi nga kundershtaret,vendosjes se gabuar te murit dhe te portjerit tone.Nuk eshte hera e pare qe Ziniu ben vendosje te gabuar ne krahun e njejte me murin tone ,duke lene hapesire te madhe ne krahun e zbuluar.Kjo beri qe ne ta ndjeme vehten te frikur dhe ne disa goditje denimi te tjera ,te ekzekutuar me mjaft mjeshteri nga nje lojtar kundershtar.Skuadra jone mundohet te organizohet,por sulmet jane te pa rezikshme.Dalja jashte e kapitenit tone Mitika Grazhdani,solli dobesimin ne qender te mbrojtjes sone qe luan me dy debutues ne qender ,lojtare mjaft te mire teknikisht por pa pervoje ne kete detyre te rendesishme.Bie ne sy loja shume e forte ne mesin e fushe nga organizatori yne Ylli Becolli,dinamizmi dhe loja teper e efekshme e lojtarit me numur 9 Hajri Agolli,qe me tekniken e tij te persosur e ka vene disa here ne pozicion shenimi,shoket e tij te sulmit,dhe te vjen keq qe ky lojtar nuk eshte po aq efektiv ne realizimin e golave para portes.Ne nje aksion individual te tipit Nexhke,ai demostron tekniken e tij te larte trbluese dhe realizon nje gol mjaf te bukur dhe inkurajues per skuadren tone.
Ne pushimin e ndeshjes u evidentuan gabimet dhe u percaktuan me mire detyrat dhe kjo beri qe pjasa e dyte te kete pamje tjeter per skuadren tone qe mireorganizohet ne mbrojtje,dhe ne mesin e fushes,dhe per 25 minuta te dallohet vetem nje ngjyre ajo e kuqe,qe dominon kudo.Ne keto minuta vjen dhe goli i dyte dhe disa raste te tjera te humbura,nga Vani,Gezimi dhe Nexhmiu.Perpara fundit te ndeshjes referee jep nje penallti ,me te drejte,ne favor te skuadres tjeter,pas nje nderhyrje te gabuar te Valit,qe nuk ishte ne dite mire,dhe ndeshja perfundon me nje t6jeter rast shenimi,nga ana jone,qe nuk patem fat te marim 3 pike te plota.Ekipit kundershtar i takonte te gezonte per piken e pare te mare ,dhe kunder ekipit tone pretendent per titull.
Pavaresisht gabimit ne pesimin e golit te pare,loja e portjerit tone ZINI FETAHU spikati,duke u bere disa here shpetues i portes me nderhyrjet e tij te sigurta.Mjaft i mire ishte dhe loja e dy debutuesve per here te pare URIM AJCE dhe EDI BOCI.
Ndeshja tjeter luhet ne fushen tone kunder ekipit te cheshire Inter.Me mjaft deshire per fitore i uroj ekipit loje te qete ,pa tension dhe mundesi per te eviruar gabimet e shume perseritura.

Albanians United,cdo dite e me shume e ndjen forcen e te qenit te bashkuar, me shume se asnjehere tjeter .
Dhe forca e ekipit tone u duk qarte ne ndeshjen e fundit ku fitoi me lehtesi ,me rezultatin 6 me 0,dhe ku protagonist iu be lojtari me i ri NEXHMI ETEMI,me shenimin e 4 golave ne diten e pare te debutimit te tij per ngjyrat e ALBANIANS UNITED.
Ndeshja filloi shume e qete dhe e paorganizuar mire nga ekipi yne.Ne fushen e lojes lojtaret tane nuk po e gjenin vehten e tyre,sikush mundohej te bente dicka ,por nuk kuptohej nga te tjeret ,dhe loja me shume kishte pamje sporadike,ku njeri i bje gozhdes tjetri potkoit.Dhe agonia zgjati jo pak,por plot 20 minuta,derisa u ndjene fillimet e para te lojes se organizuar ,dhe treshja e sulmit u vu disa here para portjerit mik ,por pa mundur te shenoje.Mesfusha jone ,nuk arin dot te organizoje sulme,te rjedhshme ,pasi nuk furnizohet mire nga mbrojtja.Mbrojtsat tane,mendojne vetem per thyerjen e aksioneve te kundershtarit,dhe kete e bejne mjaft mire,por me pas cdo gje sfumohet,kur jepen goditje te gjata me synimin ;ta heqim topin sa me larg".Kjo menyre loje i perket viteve te larget,ne fillimet e hershme te futbollit,ndersa sot synimi eshte te luhet futboll modern dhe spectakular,me pasime te shkurtra,me levizje vendesh.Aksionet fillojne e perpunohen qe ne mbrojtje,lidhet loja me mesin e fushes,me organizatorin e skuadres,Yllin qe duhet thene po e kryen mjaft mire rolin e tij,dhe perfundon tek sulmi.Kjo kerkohet nga dy mbrojtsat anesore,VALI dhe ARDI, te cilet shohin vetem larg.
Goli i pare i ndeshjes do te vinte,reth minutes se 30 me autor Nexhmi Etemin,pas nje aksioni vetiak ,ne krahun e majte te sulmit tone,triblimit te disa mbrojtsave dhe kalimit te topit ne krahun e majte te portes,dhe 1 me 0 per ne.
Pjesa e dyte,fillon mjaft e shpejte per ekipin tone ,te miroganizuar,mesi i fushes furnizohet dhe shperndan rezikshem topat,ne drejtim te portes kundershtare,dhe rezultati nuk mungon,shenohen plot 5 gola -
Nexhmiu 3;Vani-1 Gezimi-1
Per 20 minuta loje te pjeses se dyte ekipi kundershtar nen peshen e golave shpartallohet plotesisht,sa qe e detyron managerin e ekipit te kerkoje nderprerjen e lojes,dhe perfundimin e saj 25 minuta perpara,nje ngjarje kjo e pazakonte ne fushat e futbollit.
Ne ndeshjet e fundit po shikojme qe listes se golshenusve i eshte shtuar edhe emri i Gezim Ferros,nje nisiative mjaft e mire e ketij futbollisti,qe me sa duket ka vendosur te ndryshoje statusin dhe cilesine e lojes se tij ,duke u bere me produktiv.Vani Karanxha mbetet gjithmone i rezikshem,per kundershtaret dhe nuk le rast pa i pershendetur ata me golat e tij befasues,ndersa eshte per te ardhur keq qe Hajri Agolli, nje lojtar i kompletuar,fizikisht dhe teknikisht,nuk eshte aq sa duhet rezultativ para portes.
Fitorja ka vlera te medha per cdo skuader,por mendoj qe me shume duhet te vleresohet qetesia ,qe jep goli,dhe askush nuk duhet te arroje qe ne kemi qene ata qe kemi bere lojra shume me te bukura se kjo,por gola kemi bere pak ose perfundimi ka qene negativper ne,me humbje ,nervozizem dhe kartona te verdhe.Tani e ndjeme vehten te sigurt dhe te forte,pasi kemi gjetur lojtarin qe i mungonte skuadres,LOJTARIN GOL,sic mund ta quajme me te drejte NEXHMI ETEMIN.
Vlen te theksohet nje dukuri negative gjate ndeshjes,TE FOLURIT.Nuk eshte fjala qe te ndalojme te folurit,por nuk duhet te flasim kur dikush vihet ne kontakt me topin dhe te gjithe i drejtohen atij,jepja filanit ose dermanit.Nuk duhet ti kerkohet askujt topi me te bertitur ,ma jep mua,se une jam ketu apo atje,LERINI FJALET DHE LERENI SHOKUN TE GJYKOJE VETE ,KU DUHET TA JAPE TOPIN.E theksoj kete ,se ne shume raste kjo menyre komunikimi eshte bere shkak per ngritjen e tensionit ne fushe dhe prishje te unitetit te skuadres.
Tashme jemi nje ekip mjaft i kompletuar,me lojtare mjaft cilesore teknikisht ,duhet me shume disipline taktike per te pasur me shume mirkuptim ,gjate lojes per finalizimin e aksioneve,hapjen e topave ne gjithe sektoret e fushes dhe me shume levizje pa top,ne fushen e lojes.
Ndeshja e ardhshme eshte
NORWALK NAPOLI - ALBANIANS UNITED ORA 10;30 ne Norwalk
Suksese te metejshme
Me daten 6 shtator 2009,u luajten ndeshjet e tuneyt ZIMMITI ,ne Pandolfo Club,ku ishte pjesmares edhe skuadra jone ALBANIANS UNITED.
Ndeshjet filluan ne oren 8:00 ne mengjez dhe vazhduan gjithe diten,deri ne takimin final qe u luajt ne ora 6:00-7:00
Rezultatet e takimeve per ekipin tone ishin:
ALBUNITED 1- 0 SHELTON KICKERS
ALBUNITED 1- 0 WATERBURY PONTES
ALBUNIED 3- 0 CONNECTICUT STORM
Renditja ne grup- 1 Albunited pike 9
2-waterbury Pontes 6
3-shelton kickers 1
4-Connecticut Storm 1
Ne gjysme finale ,sipas shortit u ndesh me ekipin Southbury Boomers dhe fitoi me rezultatin 1 me 0 me golin e Vanit ne fund te takimit,dhe u kualifikua per ne finale.
FINALJA e turneut u luajt ne oren 18:00 dhe vuri perballe ekipin tone dhe Cheshire Azuri,ekip qe luan ne kategorine e pare ne ligen tone ,skuader mjaft e mirenjohur nga ne per forcen dhe kompaktesine e saj.
Ndeshja filloi me shume emocione nga te dyja palet,qe tashme e njihnin njera tjetren,nga loja dhe rezultatet,me zbritje dhe kunderzbritje te rezikshme ne portat respektive.Ne minuten e 11 te takimit arbitri jep goditje denimi per skuadren tone,perballe me porten,paksa priret ne krahun e majte,goditje qe kryet nga mjeshtri i ketyre goditjeve Nexhmi Etemi,dhe topi godet shtyllen e krahut te majte te portjerit mik.Vetem 3 minuta me vone referi tendencioz dhe aspak shqiptardashes akordon penallti per ekipin kundershtar,per faull te paqene,qe kthehet ne gol.Dy minuta me vone,ekipi yne i corientuar nga penalltia ,peson golin e dyte,pas nje aksioni te kundershtarit ne krahun e djathte ,krosimi te te topit brenda zones se reptesise ,goditje me koke dhe rjete.Nje rezultat i papritur per ne qe i dekurajon lojtaret dhe ekipi kundershtar qe vazhdon te krijoje raste te tjera per shenim,por portjeri yne ZINI FETAHU ,ne diten me te mire te tij me pritjet e tij spektakulare,i tha jo prekjes se rjetes ,fitoi simpatine dhe duartrokitjet e tifozave te pranishem,dhe inkurajoji shoket e skuadres te rigjejne vehten e tyre dhe ti pergjigjen kundershtarit.Ne nje nga keto sulme arrin te shenoje golin e pare me ane te lojtarit tashme te afirmuar HAJRI AGOLLI,pas nje kombinimi te bukur,me talentin debutues NEXHMI ETEMI,protagonist i ketij suksesi te madh,te ekipiot tone.
Pjesa e dyte e takimit,fillon me nje penallti tjeter te paqene ,qe gjuhet jashte nga lojtari kundershtar,alibia e ndershme thote qe nuk e meritonin,dhe ky ishte dhe fundi i padrejtesive te referit te papjekur antishqiptar.Dy minuta me vone lojtari jone VANI KARANXHA ndeshkohet me te drejte me karton te kuq,gje qe e ve ekipin tone tne inferioritet me 10 lojtare.Por mund te themi qe kjo mund te ishte edhe pika e ktheses ,nga ku moren shkas shume sulme e kundersulme te rjedhshme,ne qender dhe ne krahe,ku spikat shume loja e bukur e fantazistit YLLI BECOLLI , sulmet ne krahun e majte,me protagonist PELLUMB AHMETIN,i palodhur dhe i shpejte,gjate gjithe lojes,si dhe zhdervjelltesia e GEZIM FERROS ne krahun e djathte qe penetron papritur ne thellesi te mbrojtjes kundershtare,gjuan dhe shenon nje gol me te vertete shume te bukur,por te dyshimte per referin ,qe do jape konfrmimin e tij vetem mbasi pyet ndihmesin e tij te ndershem,ne krahun e djathte.Gezimi i golit te bukur te GEZIMIT ishte i papershkruar,per ekipin dhe tifozerine tone te zjarte qe nuk i u nda skuadres deri ne fund.
Sulmet tona vazhdojne deri ne fund te takimit,me force dhe shpirt te larte sakrifice,nga te gjithe pjesmarsit.Dhe dote vinte minutea e parafundit e takimit,kur Ylli do te fute nje top ne prapavije te mbrojtjes kundershtare,dhe dy lojtaret tane ,me te mire Nexhi dhe Hajriu,te rjeshtuar mrekullisht mbas njeri tjetrit,fatmirsisht topi preket nga Hajriu ,qe ishte ne pozicion te regullt,qe manovron shume mire me topin dhe si asnje here tjeter jep nje goditje parabel duke kaluar topin mbi portjerin,dhe topi pushon ne rjete.Ky ishte kulmi i takimit dhe i gjithe dites,ku gezimi i fitortes ishtye i papershkruar,ne mes te lojtareve dhe tifozave ,qe ndoshta radhe here eshte pare ne ate fushe te blertete VILA ROSES,dhe protagoniste behen tifozat dhe sportashesit shqipetare,te te gjitha viseve ,ku si radhe here ndihet krenaria kombetare dhe sensi i bashkimit dhe forces se KOMBIT TE MADH SHQIPTAR,emblema e shqiponjes dy krenore dhe e SFONDIT TE KUQ.
Gjate gjithe lojes ra ne sy shume puna e palodhur e mbrojtjes e perforcuar me lojtarin e fuqishem e trup madh ABIB MERSINI,mbulimi i gjith fushes nga MITIKA,dhe sidomos loja shume bukur nga te dy krahet,e VALENT KOLAMIT,shpetues i disa rasteve te pastra me nderhyrjet e tij ,dhe loja e debutuesit EDUART BOZO,ne rolin e mbrojtesit te krahut te majte,mjaft aktiv dhe i palodhur,i sakte ne nderhyrjet e tij.
Me nje ceremoni te thjeshte ,u mbyll edhe kjo dite e bukur dhe plot mbresa dhe emocione per tja lene vendin aktiviteteve te tjera sportive,qe do pasurojne historikur e levizjeve sportive te komunitetit tone.
Bazuar ne testimet e pashkruara ,ne duartrokitjet dhe thirjet mbeshtetese te tifozave por edhe ne intervistat dhe deklaratat e futbollisteve te tjere ,te huaj,pjesmares ne kete turne,futbollisti me i mire i turneut ishte portjeri yne ZINI FERATI.Urrime Zini dhe gezuar 58 vjetorin e lindjes.
Mendimet dhe komentet tuaja do pasurojne dhe ndricojne me shume saktesine e mendimeve te cfaqura per kete aktivitet.
Ndeshja e pare e kampionatit vuri perballe ekipin tone me Grenwich Arsenal.
Ndeshja filloi mjaft keq per ekipin tone qe ishte shume i c,orientuar dhe i paorganizuar ne te gjitha reparte.Kjo u duk qe ne periudhen para fillimit te takimit kur lojtaret megjithe thirjet e managerit per tu grumbulluar dhe dhene detyrat,disa nga ata ishin te pavemendeshem,dhe situata u tensionua qe para fillimit.Ne pjesen e pare grindjet dhe mosmareveshjet sollen qe ne nje aksion te ekipit mik,te shenohet autogol me autor Valin.
Pas pesimit te golit dhe disa ndryshimeve situata filloi te qetesohet dhe ne nje nga aksionet e shumta te arrije te barazoje rezultatin.
Pjesa e dyte fillon me sulme te fuqishme nga ekipi yne qe arrin te gjeje vehten dhe te shenoje dhe tre here te tjera,me ane te EDIT,HAJRIUT DHE VANIT dhe ta mbylle ndeshjen me rezultatin 4 me 1.
Edhe nje here ra ne sy forma shume emire sportive e portjerit tone Zini Ferhati,qe me pritjet etij te guximshme dhe spektakulare ,i dhuroi bukuri dhe emocione te vecanta gjithe ndeshjes,dhe meritoi disa here duartrokitjet e spektatoreve dhe pjestareve te ekipit kundershtar.
Incidenti i pavullnetshem dhe plagosja e nje nga lojtareve te ekipit mik,krijuan moment te padeshirushem por dhe tregoi miresjelljen e edukaten e ekipit tone qe i erdhen ne ndihme dhe dhane kontributin e tyre per mbarevajtjen e ndeshjes.
Kjo ndeshje pati emocione shume te bukura dhe ne disa fragmente spektakel te vertete,qe verteton forcen e vertete te ekipit tone ,qe me pak disipline me te forte ,mund te jete pretendent per titull kampion per kete seson.
SUKSESE TE METEJSHME SHQIPONJAVE TE VERTETA TE WATERBURY .
ROWAYTON 3 - ALBANIANS UNITED 3
Ndeshja e zhvilluar dje ne fushen e ekipit Rowayton ishte shume e rendesishme per ekipin tone i cili vinte pas nje fitore te bukur me Grenwich Arsenal.Ekipi jone ishte i mobilizuar per te bere nje ndeshje dinjitoze dhe ishte nga ana psikollogjike disi nen presionin e humbjes se padrejte ,te pesuar nga ky ekip ne miniseson,fale arbitrimit negativ dhe tendecioz.Pjesmarja pothuajse e plote e ekipit tone tregon ritjen e deshires per lojen kolektive te futbollit,por krijon edhe veshtiresine e administrimit me nikoqirllek te aktivizimit te pjesmaresve.
Ndeshja filloi e qete nga ana e ekipit tone i cili nuk po organizohej aqe sa duhet per tju pergjigjur sulmeve te kundershtarit.Ne minuten e 19 ekipi kundershtar kalon ne avantazh pas nje gjuajtje te befasishme te lojtarit shqiptar Kosta qe luan per ekipin Rowayton dhe 10 minuta me vone dyfishon rezultatin,po prape me goditje jashte zones.Mesfusha jone nuk po leviz sa duhet per te evituar gjuajtjet e kundershtarit dhe per te mbeshtetur sulmin.Behen ndryshime te detyruara dhe dicka fillon te levize,te krijohen raste para portes por me pamundesi shenimi.Me kete rezultat mbyllet pjesa e pare.
Ne pjesen e dyte ekipi kundershtar tregon lodhje ,ndersa per cudi lojtaret tane filluan te levizin me mire,te sulmojne dhe te mbrohen .gje qe solli dhe golin e pare pas nje gjuajtje te Ed Halilit jashte zones.Ky gol e ndryshoi gjendjen e ekipit tone qe vazhdon sulmet duke vene kundershtarin nen presion dhe si rezultat vjen dhe penalltia ,te cilen e kthen ne gol kapiteni Halili.
Disa minuta me vone ekipi jone peson nje gol qe ishte plotesisht i evitushem neqoftese Mitika dhe Ziniu do kishin vepruar me shpejt.Por ekipi nuk u dekurajua nga ky gol ,hillet totalisht ne sulm dhe arrin te barazoje rezultatin me ane te Vani Karanxhes ,si gjithmone agresiv dhe i palodhur.Me kete rezultat u pajtuan te dyja ekipet qe i dhane doren njeri tjetrit pas nje loje te bukur dhe pa tensione.
Vlen te vecohet ,mobilizimi i plote i ekipit tone ,loja e bukur dhe plot talent e fantazistit te ekipit tone Ylli Becolli dhe mbrojtja me veteranin Mitika Grazhdani ne krye ,qe me sa duket kerkon te tregoje se 50 vjetet e para te tij nuk hyjne fare ne llogari.
%20of%20Copy%20of%20MIQESORE%20ME%20ALBANIANS%20EAGLE%20007.jpg)
add text, images, video, widgets, etc...
ALBANIANS UNITED arriten dje nje fitore te mrekullushme,kunder nje nga skuadrave me te mira te liges tone,ndjekeses se vendit te pare dhe pretendente per te kaluar e kategorine e pare,skuadres se OLD LIME Southeast Xara,me rezultatin 3 me2.
Skuadra mike vinte me pretendime per fitore ,por u duk sikur nuk na kishte nenvleftesuar.Megjithate ,ndeshja filloi e barabarte nga dy ekipet,por ekipi mik do realizonte nje gol te bukur vetem 10 minuta nga fillimi i ndeshjes.Skuadra jone nuk dekurajohet nga goli dhe hillet ne sulme te perseritura dhe ne minuten e 19 arrin ta barazoje rezultatin,me ane te ED HALILI-t ,i cili si gjithmone ishte ne lartesine e duhur,duke ndihmuar edhe sulmin dhe mesin e fushes.10 Minuta me vone miqte realizojne nje gol tjeter ,pas hezitimit te mbrojtjes dhe mesfushes tone,per te ndaluar gjuajtjen ,neqofte se do quhej e tille,kur topi u harkua ne menyre te pa besushme dhe te pakapshme per portjerin tone.Ne minuten e 35 te te ndeshjes ,referi ,aspak kompetent per te drejtuar,jep penallti per skuadren tjeter,qe nuk arrin ta realizoje dot,pas gjuajtjes jashte.Minuta e 40 e ndeshjes dhe potjeri mik i pasigurt ne devijimin e krosimit te Vanit e drejton topin ne porte ,duke na dhene barazimin,me te cilin mbydhet dhe pjesa e pare e ndeshjes.
Pjesa e dyte fillon me te njejte perberje per ekipin tone,por me detyra te reja dhe me optimizem me te madh per fitore.Lufta sportive behet shume e ashper nga te dyja palet qe sulmojne per te shenuar.Por gabimet para portes kundeshtare ,nga sulmuesit tane,dhe pritjet e portjerit mik,bejne qe porta e tyre te shpetoje mbrekullisht nga pesimi i golit.E pabesushme dhe e pafalshme ishte rasti i Yllit,pas gjuajtjes te rezikshme te Valit,i cili u shqua ne ndeshjen e djeshme per lufte te forte sportive,force dhe kembengulje.Mbrojtja dhe mesfusha,ishin totalisht te mobilizuar dhe kane bere nje nga ndeshjet e tyre me mira.Specifike eshte te theksohet qe per here te pare shohim nje mesfushe,qe perbehej na Gjergji ,Vani,Ferro dhe Ylli, te miorganizuar dhe luftarake,si ne mbrojtje dhe ne sulm.Rezultat i kesaj lufte do vinte goli i fitores me autorValent Kolami,ne minuten e 90 te ndeshjes,qe do na jepte neve fitoren.
Pas ketij rezultati ,skuadra jone renditet e pesta ne klasifikimin perfundimtar,per minisezonin 2009.Mbetet per ne akoma nje ndeshje per tu bere diten e merkure me dt nje 1 korrik ora 6/30,ne Easton.I urrojme ekipit ALBANIANS UNITED fitore ne ndeshjen e fundit dhe suksese te metejshme.
Skuadra jone e futbollit humbi ne javen e shtate te kampionatit,duke zhgenjyer keshtu prape me rezultat.Loja filloi e shpejte nga skuadra jone,e cila u vu disa here para portes se ekipit mik,ne pozicion te favorshem shenimi.Duke mos e njohur kundershtarin ,skuadra jone luajti me formacionin 4-4-2. Mesfusha e mbrojtja u orintua qe ta perpunojne topin me kujdes,dhe ta percjedhin me shpejtesi tek sulmi yne qe do vepronte per te zene ne befasi,mbrojtjen kundershtare.Per 20 minutat e para,kjo skeme funksjonoi me se miri dhe ne nje kundersulm te tille u arrit shenohet dhe te kalojme ne avantazh,me ane te Halilit. Disa minuta me vone,miqte kundesulmojne rezikshem,ne krahun e djathte te mbrojtjes tone dhe arrijne te shenojne nje gol mjaft te bukur,Pas disa gabimeve te mbrojtjes tone,ata arrijne te shenojne edhe 2 here te tjera brenda pjeses se pare,duke embyllur ate me rezultatin e disfavorshem per ne 3 me 1.
Ne keto momente behen edhe disa nderime te pa studjuara mire nga traineri,qe dobesojne mesin e fushes,dhei japin mundesi realizimi kundershtarit.
Pjesa e dyte eshte me e mire per ekipin tone qe sulmon me forca te shumta dhe pas humbje te shumta rastesh,shenon me ane te Pellumb Ahmetit por kjo ishte e pamjaftushme,pasi ekipi mik shenon edhe nje gol tjeter duke mbyllur keshtu ndeshjen me rezultatin 2me 4.
Nervozizmi i cfaqur serish ne radhet e skuadres tone eshte i palejushem dhe i pafalshem, per cdo njerin qe e demonstron ate ne fushen e lojes ose jashte saj.Disiplina eshte nje per te gjithe anetaret e shoqates tone,te ciles duhet ti binden, te gjithe.Kush nuk e zoteron dot vehten eshte me mire te largohet.
Fitore e merituar e skuadres tone ne ndeshjen e djeshme me rezultatin 3 me 0 e ngjit ate dy vende me siper e klasifikim dhe e afron me shume me pretendetin per titull.Objektivat e skuadres tone po realizohen me sukses dhe me bindje.rikthimi ne ekip i Pellumb Ahmetit ka gjalleruar sulmin dhe ka bere me efikat ate.Ai shenoi e ndjeshjen e djeshme dhe u be protagonist i disa aksioneve te bukura ne krahun e majte.
Goli dyte u shenua nga EDI HALILI i cili edhe ne ndeshjen e demonstroi aftesi shume te mira,teknike dhe luftarake dhe inspiroi shoket e tjere per aksione me te mira.
Jovan Karanxha si gjithmone ne krye te dtyres dhe dje realizoi nje gol te bukur ,mbasi kishte humbur dy raste te pastra.
Padyshim portjeri Zihni Fetah edhe dje ishte ne forme shume te mire sportive dhe shpetoi porten e tij nga disa raste te pastra .Vecojme momentin e pritjes se penalltise qe i preu perfundimisht shpresat e skuadres tjeter per te shenuar.
Dje u cfaq ne fushen e lojes edhe talenti i hershem i futbollistit veteran te ekipit,mjeshtrit TRIFON BELERI,qe per momentet e futjes se tij ne fushe pervec aftesive te tij teknike ,tregoi edhe force dhe dinamizem,dhe u be mbeshtetes i aksioneve te rezikshme e krahu e majte.Sfidimi i moshes mbetet objektivi kryesor i tij ne prag te festimit te 70 vjetorit te lindjes,ne muajt e ardheshem.
SUKSESE EKIPIT NE NDESHJEN E ARDHESHME
Fitore mjaft e rendesishme mund te konsiderohet,fitorja e djeshme ndaj North Brandfordit,me rezultatin 4me 2.
U duk sikur ndeshja do te ishte mjaft e lehte per skuadren tone e cila kaloi ne sulm qe ne minuten e pare te takimit,duke krijuar si zakonisht,raste te pastra per shenim por pa aritur te shenoje.deri ne miute 14 kemi disa raste qe referi mund te jepte penallti por ky rast do vinte pikerisht e minuten e 14,pas nje prekje te topit me dore ,brenda zoes se reptesise kundershtare.Gjuan Mitika por portjeri mik ne dite mjaft te mire kupton krahun dhe pret shume bukur.
Nje minute me vone jane miqte qe zene ne befasi mbrojtje tone dhe shenojne dhe 1 me 0 per ta.Goli sikur e shkund skuadren nga gjumi qe hidhet ne sulm ne kerkim te barazimit.Ne minuten e 20 rast shume i paster per Yllin ,pas nje topi shume te bukur te futur ne korridor nga Vani,por qe falet ne menyre te pakuptushme nga Ylli.Ne minuten e 27,Vete Ylli koregjon shenjestren dhe barazon rezultati.Minuta e 30 dhe referi jep peallti per ekipin kundershtar ,qe nuk gabon dhe shenon duke kaluar ne avatazh per te dyten here.Dy minuta me vone (32min)Edi Halili shenon goli e tij te pare ne kete kampionat te bukur.
Pjesa e dyte e ndeshjes fillon me sulme te nje pas njeshme te te kuqeve qe kerkojne patjeter fitoren.Jane disa sulme rjesht nga krahu i majte me protagonist Halilin qe fut disa topa te rezikshem ne zonen e reptesise te kundershtareve .Do te ishte mjeshtri i nderhyrjeve te rezikshme JOVAN KARANXHA qe fale intuites se tij do shenonte dy here ,ne minuten e 55 dhe 75 te pjeses se dyte dhe do ti jepte fitoren e rendesishme te KUQVE,qe tani ngjiten nje vend me lart dhe sigurojne qedrimin ne divisionin e dyte.
Rikthimi ne ekipi i PELLUMB AHMETIT,dhe debutimi i tij i sukseseshem ne ndeshjen e djeshme,ishte nje element mjaft i rendesishe qe me lojen e tij te bukur nga krahu i majte mbeshteti sulmet dhe u be nismetar i shenimit te golave ne pjesen e dyte.I urrojme Pellumbit,lojra me te bukura dhe sa me shume gola ne te ardhmen.
Bazuar ne lojen e bukur dhe efektive ,lojtari me imire,per te dyja ekipet ishte JOVAN KARANXHA . Ndeshja nxori e pah disa probleme serioze per skuadre tone:
DISIPLINA taktike ne ndeshje ishte elementi me i dobet,qe solli si pasoje loje e dobet ,humbjen e rasteve per shenim dhe nervozizem ne fushe.U kerkua nga drejtusit qe te luhet me topa te shkurter dhe pasime te shumta ,ndersa shume nga lojtaret bene te kunderten.Kjo tregon qe kur jepen detyrat ne fillim disa ose nuk degjojne ose nuk duan te zbatojne ato.
NERVOZIZMI ne loje eshte i pajustifikueshem dhe teper i demshem per skuadren tone qe deri tani fale nervozizmit ka mare 10 kartona te verdhe dhe ndodhet ne vendin e pare per disipline te dobet.Ndaj kesaj dukurie negative duhet te reagojne ashper te gjithe anetaret e skuadres,daj kujtdoje qe e demostron ate.
Sukses i madh u konsiderua nga gjithe pjestaret e skuadres tone barazimi i aritur e fushen e Napolit.Historia e takimeve me kete ekip ishte shume e disbalancuar ne favor te Napolit qe ne ndeshjet e kaluara na ka mundur shume lehtesisht,edhe kur perberja e skuadres sone ka qene shume e mire.
Loja ishte e barabarte nga te dyja ekipet me raste te shumta per shenim nga te dyja palet,por te humbura ne momentin final,per pasaktesi te lojtareve tane dhe per merite te portjerit dhe mbrojtjes tone.
Karakteristikat kryesore te kesaj ndeshje ishin
-mobilizimi i pergjitheshem i gjithe lojtareve,me deshire per fitore
-zbatimi me sukses i disiplines taktike dhe teknike
Si zakonnisht sulmi humbi shume raste te pafalshme para portes dhe kur priteshe qe ne te shenonim ishin futbollistet vendas qe ne nje kudersulm te shpejte e gjejne te pa pregatitur mbrojtjen tone dhe arijne te shenoje ne minnuten e 29 te pjeses se pare.
Pjesen e dyte skuadra jone ben disa ndryshime te rendesishme duke ndertuar nje formacion sulmues dhe ne 10 minutat e fundit te luaje me tre mbrojtesa.Ishte ky ndryshim qe solli sheniminn e golit te barazimit me autor Valent Kolamin ,pas nje gabimi fatal te portjerit vendas.
Zihni Fetah portjeri i ekipit tone ishte ne ditet me te mira te tij dhe me pritjet e tij spektakulare u be heroi i ndeshjes dhe protagonisti i ketij barazimi historik.Pritjet e tij na kujtojne rinine e hereshme te tij me ekipin e qytetit te tij te lindjes POGRADECIN dhe FLAMURTARIN e Vlores.
NERVOZIZMI-u shfaq dukshem edhe ne kete ndeshje dhe gabimi i ndonje futbollisti mud te ishte ndeshkuar rende nga referi.Deri tani skuadra jone ka marre 10 kartona te verdhe dhe rezikon te ndeshkohet nga ana e liges se futbollit,neqofte se nuk nderpret kete dukuri negative.
Ndeshja e ardheshme luhet ne fushen tone dhe me nje ekip relativisht jo te sukseseshem te North Branfordit.I urojme futbollisteve suksese ne ndeshjet e ardheshme.
Fillimi i minikampionatit 2009 e vuri ekipin tone perballe skuadres se Grenwich Arsenalit,porsa ardhur nga kategoria e pare.Fusha e Prospectit kishte mjaft spektatore qe e inkurajonin skuadren tone.Per here te pare sot luajten Ed Halili dhe Ardiann Ruci.Formacioni u ndertua 4-3-1-2,me dy sulmuesa Hajriu dhe vani,dhe mesfushor i avancuar Edi.
Loja jone ishte mjaft efikace ,me sulme te njepasjeshme ne te dy krahet,ku spikat pa dyshim mbeshtetja e sulmit nga ana e mesfushorit Halili.rastet nuk munguan te vinin njera pas tjetres por edhe kesaj radhe ra e sy mungesa e konkretizimit.
Minuta e 40-te epjeses se pare dhe vjen goli i pare i shenuar me mjeshteri nga Hajri Agolli.
Pjesa e dyte fillon me nje ndryshim ne mesfushe ne krahun e djathte futet Vali ne vend te Ferros,icili per 20 minuta ndihmoi shume aktivitetin e sulmit.Si rezultat ne minuten e 14 referi jep penallti,por Edi gjuan dhe portjeri kundershtar pret.Per minuta te tera vazhdojne sulmet tona dhe cuditerisht gara e rasteve te humbura para portes kundershtare sa vjen dhe shtohet,me rastet e Hajriut ,Vanit dhe ferros.Frika e nje barazimi te mundeshem mbaroi e minuten e 75 te ndeshjes kur Vani,megjithe se i lodhur nga nata e Pashkeve, mundi te kthente e Gol nje top te mare nga shoket e tij.Ziniu portjeri i skuadres demonstroi cilesi te mira,ne disa raste te rezikkshme para portes.
Edhe pas shenimit te golit pati raste te tjera te cilat si zakonisht u humben me mjaft lehtesi nga sulmuesit.
Per arritjen e kesaj fitoreje dhane kontribut gjithe anetaret e skuadres se futbollit,qe demoonstruan,force,teknike dhe kembengulje per fitore.Ndeshja nuk pati nonje pike te nxehte ,qe tregoi se skuadra jone di ta administroje shume mire,sjelljen e edukuar dhe respektin per shoket,kundershtarin dhe referin.
Disiplina e lojes ishte e kenaqeshme dhe arbitrimi shume korekt nga referi Jani Italiani.
Shume i papritur per futbollistet dhe tifozat tane rezultati i takimit ndermjet Albunited dhe Fairfield Gac.Loja filloi e barabarte nga te dyja skuadrat ,me sulme e kundersulme,por do te ishin futbollistet tane qe do te shenonin ne minute e 34 te pjeses se pare me ane te Bylykbashit.pas nje krosimi ne zone nga ana e Hajri Agollit.Pjesa e pare u mbyll 1-0 per ne.
Pjesa e dyte fillon me sulme te shpejta nga ana jone dhe krijohen dy raste te pastra per te shenuar,por Vani ne fillim tregohet egoist teksa nuk pason tek Hajriu qe ishte i zbuluar ne krahun e djathte,por preferon te gjuaje vete,dhe Flamuri qe godet pasaktesisht me koke nje krosim nga Edi e krahun e majte.Me pas miqte nga Fairfieldi shenojne dy here radhazi duke mare keshtu nje fitore te vlefshme per te siguruar qendrimin ne kategorine e dyte.
Edhe kesaj radhe si zakonisht disa futbolliste nuk i shpetuan nervozizmit,qe karakterizon skuadren tone.Mendimi per te bere nje korigjim total te lojes dhe formacionin e mundshem ka zene vend te gjere ne te gjitha diskutimet e pas ndeshjes.Optimizmi total dhe deshira per fitore shoqeron skuadren per ndeshjen e ardheshme me Napolin.Le ti urojme ekipit fitore dhe vetem fitore ne te ardhmen.
ROWAYTON FC 6- ALBUNITED 1
Mendohej qe kjo do te ishte relativisht e lehte per ekipin tone dhe askujt nuk i kishte shkuar ne mendje nje humbje kaq e rende.Por ja qe loja e futbollit ka te papriturat e saj dhe nuk dihet se si merr.
Duke bere nje veshtrim te shkurter pa hyre ne detaje ,mendoj se ndeshja pati disa mungesa serioze te cilat radhe here jane vene re ne paraqitjen e skuadres tone.
Se pari une mendoj qe mungesa e dy mbrojtesave anesore,ishte mangesia e pare dhe me seriozja.Dihet qe ne skuadren tone pak veta dine dhe pelqejne te luajne ne mbrojtje.
se dyti-dihet se 4 lojtare tane ishin ne nje party nje nata me pare gje qe pati ndikim serioz ne paraqitjen e tyre fizike.Megjithate edhe pjesa tjeter e skuadres demonstroi,dobesi fizike qe u pa ne ndjekjen e kundershtsreve dhe e luften fizike ne ajer apo ne toke.
se treti - pregatija psikologjike e skuadres per te perballuar provokimet e kundershtarit dhe te arbitrit eshte e dobet.Arbitri dihej qe ne fillim qe do te bente ate qe beri, por ne beme ate qe sduhet te benim.Mohimi i pealltise nga referi ishte nje moment kritik qe mund te ndryshonte fatin e lojes.Me pas dhenia e disa faulleve ne dem tone shkaktoi iritimin e disa lojtareve,dhe per pasoje qetesia ja la radhen thirjeve dhe ulurimave.Veprim shume i gabuar eshte dhe per ata qe mendojne qe gjaknxehteve duhet tu bertitet.Kjo eshte njelloj si ti hedhesh benzine zjarrit per ta shuar.Kjo menyre eshte teper e gabuar dhe me pasoja negative,prandaj eshte krejtesisht e ndaluar te aplikohet.
Mendoj qe te gjithe duhet te reflektojne me pergjegjesim per gabimet e tyre,nuk ka rendesi fare rezultati i ndeshjes,por vetem miresjellja dhe respekti ndaj njeri tjetrit.
Fillimi i minikampionatit 2009 e vuri ekipin tone perballe skuadres se Grenwich Arsenalit,porsa ardhur nga kategoria e pare.Fusha e Prospectit kishte mjaft spektatore qe e inkurajonin skuadren tone.Per here te pare sot luajten Ed Halili dhe Ardiann Ruci.Formacioni u ndertua 4-3-1-2,me dy sulmuesa Hajriu dhe vani,dhe mesfushor i avancuar Edi.
Loja jone ishte mjaft efikace ,me sulme te njepasjeshme ne te dy krahet,ku spikat pa dyshim mbeshtetja e sulmit nga ana e mesfushorit Halili.rastet nuk munguan te vinin njera pas tjetres por edhe kesaj radhe ra e sy mungesa e konkretizimit.
Minuta e 40-te epjeses se pare dhe vjen goli i pare i shenuar me mjeshteri nga Hajri Agolli.
Pjesa e dyte fillon me nje ndryshim ne mesfushe ne krahun e djathte futet Vali ne vend te Ferros,icili per 20 minuta ndihmoi shume aktivitetin e sulmit.Si rezultat ne minuten e 14 referi jep penallti,por Edi gjuan dhe portjeri kundershtar pret.Per minuta te tera vazhdojne sulmet tona dhe cuditerisht gara e rasteve te humbura para portes kundershtare sa vjen dhe shtohet,me rastet e Hajriut ,Vanit dhe ferros.Frika e nje barazimi te mundeshem mbaroi e minuten e 75 te ndeshjes kur Vani,megjithe se i lodhur nga nata e Pashkeve, mundi te kthente e Gol nje top te mare nga shoket e tij.Ziniu portjeri i skuadres demonstroi cilesi te mira,ne disa raste te rezikkshme para portes.
Edhe pas shenimit te golit pati raste te tjera te cilat si zakonisht u humben me mjaft lehtesi nga sulmuesit.
Per arritjen e kesaj fitoreje dhane kontribut gjithe anetaret e skuadres se futbollit,qe demoonstruan,force,teknike dhe kembengulje per fitore.Ndeshja nuk pati nonje pike te nxehte ,qe tregoi se skuadra jone di ta administroje shume mire,sjelljen e edukuar dhe respektin per shoket,kundershtarin dhe referin.
Disiplina e lojes ishte e kenaqeshme dhe arbitrimi shume korekt nga referi Jani Italiani.